Në veri të lumit seman, Përeth kishës shekullore të shën gjergjit kultivohen vreshtat e
mrekullueshëm të cilat janë burimi I verës dhe rakise sonë të pakrahasueshme
KU NDODHEMI
Toshkëz - Lushnje
Jemi lindur për të punuar me vlerat që na ka dhënë natyra dhe për të krijuar një vlerë më të lartë me to .
Vera jonë vjen nga elementët më të mirë të natyrës përreth dhe me karakteristika të veçanta që në proçesin e prodhimit dhe maturimit të saj .
Ne kultivojmë një vresht cilësor dhe të qëndrueshëm për shumë vite në tokë gjithashtu synojmë një të ardhme më të mirë të territorit tonë .
Uji i lumit Seman , toka pjellore , flladet e lehtë dhe klima e butë e fushës së myzeqese bëjnë që prodhimi jonë të jetë i një kauliteti të lartë.
INFO
Rreth nesh
Kantina e verës Enofama sh.p.k
Për më shumë se 20 vite, prodhojmë verë dhe raki duke përdor rrushin të cilin e kultivojmë në vreshtin tonë prej 30 hektarësh në një sasi të konsiderushme në nivel kombëtar. Viti 1998 daton me ngritjen e vreshtit tonë të parë I cili u pasua me sipërfaqe të tjera dhe shumëllojshmëri varietetesh…
CILESI & SHIJE
Raki dhe Verë
Për të pasur një produkjt sa me cilësor, te sigurtë dhe të shëndetshëm , sigurohemi që në fazat e para në vresht dhe duke vazhduar pas vjeljes së rrushit në kantine hap pas hapi .
Pas shtypjes së rrushit, lëngu fermentohet në tanke inoksi dhe ruhet gjithashtu në enë inoksi ose në vaska prej betoni në vrësi të produktit perfundimtar .
Rakia disltilohet ne enë bakrri dhe inoksi të një cilësie te lartë duke ruajtur vlerat e produktit dhe me nje shije të këndshme dhe ngjyrë të paster.
Produktet tona tregtohen në të gjithë shqipërine, restorante, bare apo markete / supermarkete
CILESI & SHIJE
Rrushi dhe Vreshti
Me një sipërfaqe të konsiderushme por me dëshirën për ta bërë më të madhe cdo ditë, kemi krijuar një vresht ku marrim nga ai më të mirën.
Në një zonë të mrekulleshmë për bujqësine, hardhia është një bimë që po mbillet gjithmone e më tepër nga viti në vit.
Tek rrushi marim një ngjyrë optimale, ëmbëlsi të lartë dhe një aciditet të kënaqshëm për një product final cilësor dhe të dëshiruar.
Jeni te interesuar te
bashkepunoni me ne?
Na shkruani duke klikuar butonin me poshte