Për më shumë se 20 vite, prodhojmë verë dhe raki duke përdor rrushin të cilin e kultivojmë në vreshtin tonë prej 30 hektarësh në një sasi të konsiderushme në nivel kombëtar. Viti 1998 daton me ngritjen e vreshtit tonë të parë I cili u pasua me sipërfaqe të tjera dhe shumëllojshmëri varietetesh.
Sot ne kultivojmë rreth 30 hektarë vresh të varietete si : cabernet-sauvignon, merlot, vranac, tempronillo, lunganese, schiava, sangiovese , trebbiano, sauvignon-blanc, tokaj, Riesling, malvasia, catarrato, moscat-hamburg, muskat ada, shesh I bardhe, montepulciano, gjithashtu vreshti është në dy forma: tendë Veronese dhe kordon në një ose dy kate.
Gjatë gjithë rrugës sonë mbajmë si synim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësise, mbajten e kontakteve shumë të mira me klientët dhe furnitorët tane dhe rritje e mëtejshme të përbashkët .